Ushtarët ukrainas kanë kapur dhe më pas rrahur dy grabitës të cilët gjatë tentimit për t’ia vjedhur bizhuteritë një gruaje në Irpin të rajonit të Kievit e kanë sulmuar me granatë.
E gjithë ngjarja raportohet se ka ndodhur pasi e zonja e shtëpisë kishte refuzuar t’u jepte bizhuteritë e saja.
Pas sulmit, gruaja u dërgua në spital, e ku mjekët po luftojnë për jetën e saj.