Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni.
Raportime të shumta bëjnë të ditur se Paul Pogba do të largohet nga Man United në fund të këtij sezoni. Madje, lojtari thuhet se ka lënë edhe grupin e bisedës në ‘WhatsApp’, ku ishte me shokët e skuadrës.
Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Pogba ka pranuar oferta nga Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën do të jetë lojtar i lirë gjatë verës dhe nuk pritet të rinovojë me ‘Djajtë e Kuq’.
Pogba pësoi një lëndim së fundmi dhe mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me skuadrën e United.