Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Blinken dhe Austin në Ukrainë, shumë më të siguruar se evropianët

    25/04/2022 17:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    As vendi e as koha e takimit nuk u bën të ditura.

    Kështu, administrata amerikane u sigurua që të mos zbulojë asnjë detaj që do t’i lokalizonte sekretarët e Shtetit dhe të Mbrojtjes, Anthony Blinken dhe Lloys Austin gjatë kohës sa qëndruan në Ukrainë si mysafirë të presidentit, Volodymyt Zelensky, të dielën.

    E ky delegacion është i pari nga ato ndërkombëtare që iu nënshtrohet këtyre masave në vendin e goditur nga Rusia.

    Për dy muaj luftime, Zelensky priti mysafirë edhe shumë liderë të rëndësishëm, por me ta lëvizi nëpër qendër të Kievit. Madje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësuesi I Lartë, Joseph Borrell, e vizituan edhe qytetin e Buçës ku u krye masakra e madhe ndaj civilëve.

    Nëpër qytetet lëvizën edhe kryetari i Këshillit të Evropës, Charles Michel, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez e kancelari austriak, Karl Nehammer

    Kjo derisa edhe të tjerë, shkuan direkt në zyrën e Zelenskyt dhe nga aty mbajtën edhe konferenca për medie.

    Por, njohësit e çështjeve të sigurisë të kontaktuar nga Klankosova.tv i kanë disa shpjegime pse amerikanët iu nënshtruan këtyre masave.

    Kjo sipas, Mentor Vrajollit, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, mund të ndërlidhet kryesisht me faktin se fuqinë globale të SHBA-së.

    “Impakti i vizitës së SHBA-ve në Ukrainë ka domethënie më të madhe se sa vizitat e tjera. Përveç kësaj, masat e sigurisë që shteti amerikan parasheh për zyrtaret e saj janë të një niveli më të lartë se sa ato që aplikojnë vendet e tjera”, thotë ai.

    Ai, vlerëson se tashmë krimet ruse në Ukrainë janë botërisht të vërtetuara, dhe qëllimi i kësaj vizite nuk ishte t’i vërtetojë drejtpërsëdrejti tmerret që kanë ndodhur atje, por ishte diçka tjetër.

    “Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni të lartë ka qenë pothuajse ekskluzivisht për ta siguruar Ukrainën se nuk është e vetme në përpjekjet e tyre heroike për ta mbrojtur sovranitetin dhe ekzistencën e shtetit te tyre. Pra, kjo vizitë është edhe një dëshmi se shteti Amerikan do të jetë në krah të Ukrainas, qoftë me ndihmesa në armatim, qoftë me ndihmesa të tjera, deri në momentin kur ofenziva ruse në këtë vend të dështojë tërësisht”, thotë Vrajolli.

    Edhe njohësi tjetër i fushës së sigurisë, Fadil Kajtazi, thotë se ky delegacion ka tjera rregulla të vizitave në vatrat e luftës.

    “Mosdalja mund të ketë edhe karakter të sigurisë, pasi amerikanët kanë protokolle të specifikuara kur një zyrtar i një niveli mund të vizitojë një zonë lufte dhe mënyrën se si do ta vizitojë atë”, thotë Kajtazi.

    Ky poashtu e vlerëson rolin e madh që ka SHBA në përkrahjen ndërkombëtare për Ukrainën.

    “Kjo rezistencë e Ukrainës do të ishte e pamundur pa një mbështetje të gjithanshme të vendeve të NATO-s, veçanërisht të SHBA. Vizita ka karakter të një mbështetje morale, të një kontakti fizik, përndryshe, amerikanët kanë informacion të mjaftueshëm për të kuptuar se çfarë po ndodhë realisht”, thotë ai. “E gjithë infrastruktura amerikane e vëzhgimit satelitor është në dispozicion të Ukrainës, nga kjo amerikanët kanë njohuri të mjaftueshëm pa dal në terren”.

    Artikuj të ngjashëm

    Senatori amerikan i kërkon Blinkenit që gjatë tranzicionit të pushtetit SHBA-ja t’i mbajë sytë kah Kosova

    Blinken: SHBA po mbledh ende fakte rreth shpërthimeve të pejxherëve në Liban

    Blinken dhe Lammy i Britanisë së Madhe vizitojnë Ukrainën në shenjë mbështetjeje

    Të Fundit

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Redžepit i besohet edhe një mandat nga partia boshnjake

    Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

    Bajrami: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.