Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Drejtori i Policisë së Kosovës e sheh të nevojshëm Vetingun

    08/08/2021 11:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Drejtor i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti në një intervistë për “Betimi për Drejtësi’’, e ka vlerësuar si të nevojshëm procesin e Vetingut në sistemin e sigurisë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës.

    Mehmeti tha se kjo do të ndikonte që qytetarët të kenë më shumë besueshmëri në këto institucione.

    “Një veting në përgjithësi, i cili do kish më e ngritë të themi besueshmërinë të qytetarët, i cili kish me ngritë legjitimitetin e institucionit të qytetari për ne absolutisht është i mirëseardhur’’, ka thënë Mehmeti.

    Ai shtoi se si institucion që gjatë gjithë kohës se punës edhe gjatë rekrutimit edhe gjatë fazave të ndryshme policët kalojnë në njëfarë kontrolli, qoftë nga inspektorati policor qoftë nga drejtoria e standardeve profesionale por, vetingu do të ndikonte që individë nuk duhet me qenë ose jo pjesë e policisë.

    Tutje, ai u shpreh se si Polici nuk do kishte rëndësi se me çfarë modaliteti do përdoret për çështjen e vetingut.

    ‘‘Mund të përdoren modalitete të ndryshme të cilat eventualisht kanë dhanë rezultate qoftë në vende tjera, qoftë janë praktikat të cilat mund të jenë praktika ma të mira natyrisht, duke pas gjithmonë parasysh edhe specifikat qofte te vendit qofte të organizatës policore’’, është shprehur Mehmeti.

    Vetingun po e shtynë përpara edhe Ministria e Drejtësisë. Ky proces shërben për përjashtimin e zyrtarëve publikë që nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës në mënyrë që të rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore.

    Ndër të tjera në këtë intervistë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në vend ka folur edhe rreth zgjedhjes së tij në këtë institucion, rreth ndërrimit të drejtorëve në njësi të ndryshme dhe shuarjen e task-forcës kundër korrupsion.

    Artikuj të ngjashëm

    Dyshime për arsyen e ikjes së Mehmetit nga pozita e drejtorit të Policisë, pasuesin e tij e lidhin me VV-në

    Qalaj për dorëheqjen e Mehmetit: Largimi i tij ishte i imponuar nga Qeveria, shkarkimi i tij ishte ‘punë e kryer’ që një javë

    Dhunimi i 11-vjeçares: Jep dorëheqje drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti

    Të Fundit

    Çitaku: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një lëndë të re

    Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të nxehtit ekstrem

    Kurti: Përgjatë lumit Ibër janë 35 ura, në vjeshtë bëhen 37

    Çitaku: Kurti po i ndëshkon qytetarët se nuk ia përmbushën dëshirën për 500 mijë vota

    Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.