Edhe pse Juventusi është i interesuar për vazhdimin e qëndrimit të Alvaro Moratas, i cili është i huazuar nga Atlético Madrid, Arsenali tashmë po e ndjekë situatën e reprezentuesit spanjoll dhe dëshiron transferimin e tij.
Sipas Corriero dello Sport, Juve është ende duke u përpjekur të ulë çmimin për të blerë atë , çmim ky i cili arrin në 35 milionë euro.
Duke qenë se skuadra italiane nuk e ka siguruar ende lojtarin, Arsenali është i interesuar për Morata-n dhe do të kontaktojë me Atlético Madrid për të mësuar se si mund t’i sigurojë shërbimet e tij.