Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Stili/Jeta

    Infeksionet më të shpeshta që mund të zbulohen te gratë shtatzëna pas lindjes së fëmijës

    07/04/2022 17:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trupi juaj i rikuperuar është i prekshëm ndaj infeksioneve pas lindjes.

    Mes tjerash, këtu përfshihen infeksionet puerperale, të njohura ndryshe si infeksionet e mitrës, si dhe infeksionet e majave pas lindjes, infeksionet e traktit urinar dhe mastitin ose infeksionet e gjirit, shkruan burimi Baby Center.

    Shenjat e zakonshme përfshijnë ethe, të dridhura dhe një ndjenjë të përgjithshme sëmundjeje.

    Shumë nga këto infeksione janë të lehta për t’u trajtuar, por disa mund të jenë kërcënuese për jetën.

    Nëse vëreni ndonjë shenjë infeksioni pas lindjes, së bashku me simptoma të tjera shqetësuese si dhimbje barku ose urinim të dhimbshëm, njoftoni menjëherë mjekun tuaj.

    Trupi juaj në rikuperim mund të jetë i prekshëm ndaj disa infeksioneve pasi të keni një fëmijë.

    Disa infeksione pas lindjes, në fakt fillojnë të zhvillohen gjatë lindjes, megjithëse ato shpesh nuk bëhen të dukshme për ditë apo edhe javë – pas lindjes. Infeksionet e zakonshme përfshijnë:

    Infeksionet puerperale

    Infeksionet e mitrës, ndodhin sepse bakteret kanë hyrë në mitër gjatë lindjes dhe njihen si infeksione puerperale. Ekzistojnë tre lloje kryesore:

    – Endometriti, ose infeksioni i mukozës së mitrës;

    – Miometrit, ose infeksion i muskujve të mitrës;

    – Parametriti, ose infeksioni i zonave rreth mitrës;

    Gjithashtu, keni një rrezik më të lartë për të zhvilluar këto infeksione nëse keni pasur një prerje cezariane.

    Ky infeksion, ka shanse më të larta të ndodhë, nëse lindja juaj ka qenë shumë e gjatë ose ka pasur një periudhë të gjatë kohore në mes të ‘prishjes së ujit’ dhe lindjes.

    Korioamnioniti është infeksioni i korionit – ose qeseve të ujit – që mund të ndodhë gjatë lindjes.

    Shumicën e kohës kjo zgjidhet me lindje dhe antibiotikë, por rrit rrezikun për infeksionet e mësipërme puerperale.

    Mastiti

    Mastiti është një formë e inflamacionit të gjirit të shkaktuar nga infeksioni. Shpesh ndodh gjatë gjashtë deri në dymbëdhjetë javëve të para të ushqyerjes me gji dhe prek deri në 1 në 10 nëna gjidhënëse.

    Mes tjerash, mastiti shkakton dhimbje gjoksi në një vend (jo të dy gjinjtë) dhe simptoma të ngjashme me gripin, shpesh me temperaturë. Nëse keni simptoma, telefononi mjekun tuaj për trajtim me antibiotikë. Poashtu, nëse nuk trajtohet, mastiti mund të përparojë në një absces i cili do të duhet të drenohet kirurgjik.

    Prerjet e infektuara

    Nëse keni bërë një prerje cezariane, vendi juaj i prerjes mund të infektohet.

    Deri në 16 për qind e grave që kanë një prerje cezariane zhvillojnë një infeksion, zakonisht brenda një jave pas lindjes. Rreziqet e komplikimeve të prerjes përfshijnë obezitetin, diabetin dhe infeksionet gjatë lindjes.

    Infeksioni i traktit urinar

    Ju jeni më të prekshëm ndaj zhvillimit të një infeksioni të traktit urinar pas lindjes, veçanërisht nëse keni pasur një kateter në fshikëzën tuaj ose një injeksion epidural.

    Infeksioni maja

    Mund të përfundoni me një infeksion maja disa javë pas lindjes, veçanërisht nëse ju janë dhënë antibiotikë gjatë ose pas lindjes, të cilët kanë sulmuar edhe disa nga bakteret e mira në vaginë tuaj.

    Artikuj të ngjashëm

    A ka marrë Trump vendimin përfundimtar, mediat amerikane: Trump miratoi planin e sulmit ndaj Iranit

    KEDS me njoftim, tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Ngërç i madh politik: Sot seanca e 34-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Të Fundit

    A ka marrë Trump vendimin përfundimtar, mediat amerikane: Trump miratoi planin e sulmit ndaj Iranit

    KEDS me njoftim, tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten

    Ngërç i madh politik: Sot seanca e 34-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Sot me diell dhe pjesërisht vranët, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

    Ambasadorja Ziv: Ambasada e Kosovës në Jerusalem është e mbrojtur, s’shoh kërcënim ndaj saj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.