Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Spiunoi opozitën ruse në Beograd, aktakuzë kundër Aleksandar Vulinit

    31/03/2022 17:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Spiunazh, rrezikim i rendit kushtetues të Serbisë dhe shtypje të tubimeve publike është aktakuza që ministri serbi i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin duhet të ballafaqohet.

    Sipas avokatit Çedomir Stojkoviq, i cili e ka ngritur këtë kallëzim penal, dyshimet janë se Vulin se bashku me shërbimet inteligjente të Rusisë ka ndikuar ilegalisht në zgjedhjet serbe.

    “Për shkak të dyshimit për të ndikuar ilegalisht në zgjedhjet në Serbi, së bashku me shërbimin inteligjent të Rusisë, kam bërë kallëzim penal kundër ministrit Aleksandar Vulin për spiunazh, rrezikim të pavarësisë së Serbisë dhe parandalimin e tubimeve publike”, thuhet në njoftimin e avokatit Stojkoviq në Twitter.

    Zbog sumnje da se zaverio sa stranom obaveštajnom službom da pritivpravno utiče na izbore u Srbiji, podneo sam krivičnu prijavu protiv ministra Aleksandra Vulina za krivično delo:
    – ugrožavanje nezavisnosti;
    – špijunaža;
    – sprečavanje javnog okupljanja;
    – izazivanje panike. pic.twitter.com/RFGLDq1wFP

    — Advokat Čedomir Stojković 🇺🇦🇺🇦🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) March 31, 2022

    Kujtojmë se Vulin gjatë një takimi me sekretarin rus të Sigurisë Kombëtare, Nikolai Patrushev i kishte dorëzuar video të takimeve të liderëve të opozitës ruse në Beograd, pas të cilave është arrestuar opozitari dhe aktivisti Andrei Pivovarov.

    Këto informacione ishin siguruar nga Agjencia serbe e Informacionit të Sigurisë (BIA).

    Së voni janë publikuar informacione se Rusia dhe Serbia në fshehtësi kanë formuar një grup të përbashkët pune për të luftuar kundër “revolucioneve me ngjyra”, detyra e të cilit është të shtyp demonstratat dhe organizimet masive të qytetarëve, shkruan Telegrafi. Përveç kësaj, një organ i përbashkët i autoriteteve serbe dhe ruse është caktuar që të mbikëqyrë liderët e opozitës, mediet e pavarura dhe organizatat e shoqërisë civile.

    Për më tepër këto dy vende, janë duke u munduar aktivisht që protestat qytetare dhe kundërshtimin e ndryshëm opozitar dhe të opinionit publik në vendet e tyre, ta lidhin pa fakte me ndikimin e aktorëve të ndryshëm të huaj, me qëllim të njollosjes së aktiviteteve që kundërshtojnë qeveritë e tyre

    Artikuj të ngjashëm

    Vulin e konfirmon edhe njëherë se Serbia e do Rusinë, si arsye e anti-evropianizimit përmend edhe Kosovën  

    Vulin: Nëse SHBA do ishte përmbajtur nga bombardimi i Serbisë, nuk do të kishte pasur Kosovë

    Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht

    Të Fundit

    Aksident trafiku në Prishtinë, nuk dihet për të lënduar

    Publikohen pamje të reja nga momenti kur arrestohet i riu që vdiq më pas në Lipjan, Policia thotë se sulmonte automjete dhe kalimtarë- aktivizohet IPK-ja

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan 

    Bllokohet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, shkak një zjarr afër tunelit të Stankovecit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.