Ousmane Dembele duket se është tërhequr nga vendimi i tij për t’u larguar nga Barcelona në fund të sezonit, kur kontrata e tij përfundon.
Sipas Marca, pasi ai kishte refuzuar disa propozime për rinovim dhe të dy palët kishin pozicione ekstreme, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ai do të jetë i interesuar të vazhdojë sezonin e ardhshëm te Barça.
E njëjta gjë do të jetë transmetuar tashmë në dhomën e zhveshjes dhe trajnerit Xavi Hernández. Madje, edhe shoqëruesit e tij kanë bërë presion që kjo të ndodhë, madje edhe në deklaratat publike për këtë temë.
Dembele nuk do të ketë asnjë paramarrëveshje me një klub tjetër, diçka që tashmë do të lejohej, por ka dyshime se lojtari do të jetë i gatshëm të pranojë kushtet financiare që mund të ofrojë Barcelona, të cilat janë dukshëm më të ulëta se ato që merr aktualisht.