Princ Valentino Corleone’ është arrestuar dje në Gjilan. Në raportin policor thuhet se ai dyshohet për kanosje ndaj babait të tij.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Stacioni policor në Gjilan sot ,datë 21.03.2022 rreth orës 02:00 ka pranuar një informacion se në Lagjen ” Dardania” në Gjilan është në rast i dhunës në familje”, tha Hashani.
Ndërsa përmes një shkrimi në rrjete sociale lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Anita (e cila e quan vetën si vajza e “King Vali Corleone”), e cila ka shkruar se ka qenë dëshmitare me disa persona të tjerë dhe se nuk është e vërtetë se Vali i ka kërcënuar ata.
Sipas saj, kjo është një shpifje ndaj Valit që ai të përfundoi në burg dhe ata t’ia marrin pasurinë e tij, teksa ka treguar edhe disa situata të tjera të cilat mund t’i shihni në fotografitë e publikuara në rrjete sociale.