Kosova vitin e fundit është përballur me ndryshime të çmimeve në disa sektorë të ndryshëm, shkruan GazetaDemos.
Duke filluar nga rryma, nafta, uji e deri tek produktet esenciale ushqimore u shënua një rritje drastike e çmimeve.
E si të mos mjaftonte kjo, marketet e mëdha e deri tek furrat e bukës e kanë vështirësuar edhe më shumë ekonominë e qytetarëve duke mashtruar me çmimet ku në sektore shkruhet tjetër çmim dhe në faturë tjetër çmim.
Me këtë parregullsi është përballur edhe një lexuese e jona e cili ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në rrugën “B” në Prishtinë është ulur për t’u ushqyer në një furrë buke dhe çmimi që ajo kishte parë në mëny nuk përkonte me atë në faturën e cila i erdhi në fund:
Dëshmia:
Inspektorati nuk ka paralajmëruar deri tani ndonjë gjobë për të gjitha marketet që mashtrojnë me çmime. /GazetaDemos/