Aleksander Lumezi, Kryeprokuror i Shtetit foli në RTK për rezultatet në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit si dhe plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, sa i përket anës ligjore.
“Gjatë mandatit tim ka qenë e rëndësishme luftimi i e krimit të organizimit, korrupsionit, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, që ka qenë një kusht i rëndësishëm për ne”, tha ai.
“Jemi te pakënaqur me dënimet e shqiptuara nga Gjykatat, por nuk mund te themi se nuk kemi paraqitur fakte”, shton ai.
“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete, kemi hetuar ish-kryeministra, ministra, kryetar te komunave, policë”, tha ai
Lumezi si rezultat e përmendi edhe konfiskimin e 17 milionëve, pasuri e cila është fituar paligjshme, si dhe rastin e arrestimit të 50 zyrtarëve shtetërorë, aksionin për rastin “Subvencionet” dhe rastin “Brezovica”.