Në fund të shtatorit të vitit të kaluar, situata në veri të Kosovës ishte tensionuar, për shkak të bllokadave që kishin krijuar serbët lokalë, si shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit me targa. Policia nuk mundi të futej në secilën zonë, dhe për këtë kishte vendosur që të bënte patrullime me dron.
Droni po përdorët edhe në trafik. Ky instrument, i cili në luftën në Ukrainë po përdorët për të bombarduar caqet ruse nga forcat vendase, po i shërben shumë policisë së Kosovës për patrullime, andaj ka vendosur që të pajiset edhe më 35 copë shtesë.
Këtë furnizim, policia po synon që ta bëjë nëpërmjet një kontrate të hapur, ku ka ftuar të gjitha kompanitë që posedojnë dron që të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 12 prill. Oferta me e lirë që i plotëson kushtet, metohët të nënshkruaj kontratën.
Për këtë sasi të kërkuar, policia ka vendosur një vlerë të parashikuar prej 99 995,00 eurove.
Por, policia nuk ka shumë zyrtarë që dinë të përdorin fluturaken, andaj fituesi i kontratës do të detyrohet që të bëjë një trajnim për 20 pjesëtarë policor.
Më poshtë janë specifikat që duhet t’i ketë droni. Ndërkaq, sasia e parashikuar është vetëm sasi Indikative. Devijimi i lejuar nga sasia totale indikative është +- 30 për qind për pjesë/ pozicion. Këtë kriter të devijimit, prokurimi i policisë e ka vendosur për shkak se në të kundërtën do të ishte shkelje e ligjit dhe kriterin mund ta plotësonte vetëm ndonjë kompani e caktuar, po të mos ishte devijimi +-30 për qind.