Derisa po luhej minuta e 50-të në ndeshjen mes Evertonit dhe Newcastle Unitedit të enjten mbrëma, në fushë ndodhi një moment i çuditshëm. Një tifoz u fut në ndeshje dhe e lidhi veten me një litar plastike për shtylle.
Ekipet e reagimit menjëherë morën veprimet e duhura duke e zgjidhur tifozin.
Në bluzë mbante mbishkrimin “Ndaloni vajin”, moto kjo e përdorur nga një grup aktivistësh që mbrojnë natyrën.