Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është në mesin e 25 lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Janne Andersson në sfidën ndaj Republikës Çeke.
Në rast fitoreje, suedezët do të përballen me Poloninë e cila është e kualifikuar në mënyrë direkte pasi Rusia u sanksionua nga FIFA. Zlatan sapo është rikthyer nga një pushim 1 mujor pasi ishte i dëmtuar te tendina e Akilit.
Dhe pse këtë sezon Ibrahimovic nuk ka luajtur shumë, Suedia nuk heq dorë nga përvoja dhe profesionalizimi i sulmuesit 40-vjeçar.