Në seancën e Kuvendit po diskutohet për Projektkodin Civil, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë.
Përmes këtij projekttkodi u hapet rrugë edhe martesave mes së njëjtës gjini, kapitull ky që ngjalli reagime të shumta, shkruan Reporteri.net.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë pas Kushtetutës së Kosovë së Kosovës, Kodi Civil është dokumenti më i rëndësishëm legjislativ që vjen për votim në Kuvend.
Ai ka kërkuar qëndrimin edhe të kryeministrit në lidhje me këtë temë, ndryshe Tahiri ka thënë se pa prezencën e kryeministrit dhe deklarimin e tij, PDK përmbahet nga votimi.
“Pas Kushtetutës, Kodi Civil është dokumenti ma i rëndësishëm legjislativ që vjen me u votu në Kuvend.
Pa prezencën e kryeministrit dhe deklarimin e tij ne përmbahemi nga votimi dhe shpresojmë që ai do të vijë në këtë seancë plenare”, u shpreh ai.
Qëndrim nga Qeveria kërkoi po ashtu edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kundër këtij versioni të Kodit Civil ka dalë edhe AAK.