Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Shtrenjtohen biletat e autobusëve, kompanitë s’respektojnë vendimin për përgjysmim të biletës

    15/03/2022 16:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët nuk po paguajnë përgjysmë më lirë për biletat e autobusëve ndëruban, ndonëse për këtë gjë mori vendim qeveria. Kjo pasi Shoqata e Transportuesve Rrugor nuk po e pranon këtë vendim të ekzekutivit. Ndërkaq nga MMPHI-ja po paralajmërojnë masa për ata që nuk e përfillin vendimi. Më të dëmtuarit po mbesin qytetarët që me rritje të çmimeve të biletave nuk po paguajnë më lirë por deri një euro më shtrenjtë sesa më parë

    Diellza Berisha është vetëm njëra nga studentët që nuk përfitoi nga vendimi i Qeverisë për përgjysmimin e çmimit të biletave të autobusëve ndërurban për studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës dhe pensionistët.

    Ajo për Express ka thënë se biletën për relacionin Komoran-Prishtinë e ka paguar 1.50, ndonëse më parë çmimi ishte 70 cent deri në 1 euro. Studentja ankohet se autobusi nuk e ka përfillur as vendimin e qeverisë që bileta për studentë të paguhet përgjysmë, e që në këtë rast i bie 0.75 cent.

    “Jam studentja Diellza Berisha. Jeni në dijeni për vendimin që është domethënë për caktimin e çmimores  në transportin ndërurban të udhëtarëve me autobus për kategoritë e veçanta siç janë : studentët, fëmijët, invalidët e luftës etj! Por nuk janë duke e respektuar vendimin e qeverisë. Sonte nga Komorani në Prishtinë bileta ishte 1,50€ zakonisht ka qenë 0,70 ose 1€ , edhe nëse është 1.50€ bileta për studentë sipas vendimit duhet të ishte 0,75”, ka thënë ajo.

    Sikurse Diellza, shqetësim për ngritjen e çmimeve të biletave të autobusëve ka pasur edhe gazetari Denis Galushi.

    Ai tha se çmimet nuk janë përgjysmuar për kategroritë që janë përfshirë në vendimin e qeverisë, por janë rritur.

    “Qeveria për: studentët, invalidët e luftës, invalidët e punës, pensionistët, çmimi i biletës në transportin ndërurban me autobus do të jetë 50% e vlerës së çmimit të biletës që është aktualisht në atë relacion. Autobusat: seen. Qeveria: VENDIMI ËSHTË I PRERË! Autobusat: seen. P.S. Nga prapa po dëgjohen zërat: Hajna…, n’hypshim mo n’këtë bus…, ku është inspekcioni…, piiiiip…., piiiip…! Le që s’janë përgjysmu çmimet, po ata kanë hyp për 1 euro më shumë! #qeveria”, shrkoi ai në një postim në “Facebook”.

    Por nga Shoqata e Transportit Rrugor po thonë se nuk do të tërhiqen nga vendimi i tyre për të mos e respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.

    Kryetari i Shoqatës së Transportuesve Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë për Express, se qëndrimi i tyre për këtë çështje nuk ka ndryshuar.

    “Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Të gjitha i kemi thënë para disa ditësh dhe ato do të mbesin”, tha ai.

    E pikërisht Ruzhdi Kurtishaj para dy ditësh ka dhënë ultimatum se nëse Qeveria nuk reflekton brenda 72-orësh do të ketë protesta.

    “Kemi marrë tri vendime. E para ka të bëjë me masën e përkohshme, pra Këshilli Drejtues me anë të një kërkesë-padie, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore dhe për mohimin e të drejtave tona si treg i lirë. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen që ne po kërkojmë që brenda 72 orësh qeveria ta anulojë këtë vendim, ne presim reflektimin e Qeverisë. Nëse kjo nuk aprovohet, atëherë vendimi tretë pason që të organizohet protesta apo të vazhdohet protesta sepse e kemi thënë që protesta është e pezulluar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Kurtishaj në një konferencë për media të dielën.

    E Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës kanë kërkuar dje nga kjo shoqatë që vendimi të zbatohet.

    “Në mbështetje të autorizimeve ligjore kemi ndërmarrë hapat formal ligjor duke u mbështetur në nenin 22 paragrafi 3 të Ligjit për Transportin, për të caktuar çmimore të veçantë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës të punës dhe pensionistët, që këto kategori të jenë më të mbrojtura në raport me çmimet në rritje në transportin ndër urban të udhëtareve me autobus. Duke qenë në këto rrethana MMPHI është detyruar që të reflektoj autoritetin ligjor, duke nxjerr aktin nënligjorë (vendim) të përcaktoj çmimore të veçantë deri në normalizimin e gjendjes me çmimet nga operatorët e transportit ndërurban të udhëtarëve me autobus”, thuhet në reagimin e MI-së.

    Po ashtu, MI-ja thotë se organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi.

    “Njoftohen të gjithë operatorët se MMPHI-ja, përmes mekanizmave dhe instrumenteve ligjore do të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë nga të gjithë operatorët e transportit të udhëtarëve, rrjedhimisht në mbështetje të dispozitave ligjore të ligjit N/L-179 për transportin rrugor. Organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi”, përfundon reagimi.

    Në ndërkohë është raportuar për ngritje të çmimeve të autobusëve ndërurban në disa qytete.

    Një kompani që bën transportin e udhëtarëve nga Prishtina për në Prizren, tash e ka bërë biletën 5 euro, prej 4 eurove sa ka qenë.

    Çmimi i biletës është shtrenjtuar edhe për studentët. Prej 3 euro sa kanë paguar biletën më herët, tash duhet të paguajnë 4 euro.

    “Nga dita e premte, me datë 11.03.2022 do të rriten çmimet e biletës për udhëtim, andaj kërkojmë mirëkuptimin e pasagjerëve tanë”, kanë deklaruar nga kjo kompani.

    5 euro është bërë bileta e autobusit edhe për personat që udhëtojnë drejt Gjakovës nga Prishtina dhe anasjelltas.

    Artikuj të ngjashëm

    Momenti kur digjet autobusi i linjës Tiranë-Sarandë, nuk ka të lënduar

    Nga e hëna nis linja e rregullt e autobusit, Prishtinë-Janjevë

    Autobusi aksidentohet në Spanjë, 10 të plagosur

    Të Fundit

    Një burrë dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës

    Zjarret e mëdha, gjysma e Istogut mbesin pa rrymë

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Gucati: Kurti, Hashimin e Kadrinë i ka fobi, edhe në ëndërr i sheh

    I trafikonin vajzat e mitura seksualisht për 50 deri në 400 euro: Aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Ferizaj

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.