Eliminimi nga Real Madridi ishte i rëndë për Paris Saint-Germainin, i cili ishte në epërsi të dy golave.
Megjithatë, falë tre golave të shpejtë të Benzemas, Real Madridi arriti të kualifikohet në çerekfinale.
E kjo humbje ishte e rëndë edhe për Mbappen, që i shënoi dy golat e parisienëve.
“Kohë e vështirë për ne tani. Champions Leagueishte qëllim i madh për neve, por ne dështuam. Sezoni nuk ka mbaruar dhe pa marrë parasysh çfarë ndodh ne do të mbesim të bashkuar dhe të vendosur deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Faleminderit tifozëve që na përkrahën dhe bënë udhëtimin”, shkroi Mbappe në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Mbappe pritet që verës të transferohet tek Real Madridi.