Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj këtë 8 Mars zgjodhi të urojë të parën nënën e dëshmorit Bahri Gollopeni.
Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Muharremaj ia uroi të gjitha nënave të dëshmorëve të cilat rritën djem e vajza për atdheun.
“Këtë 8 Mars e zgjodha buqeten e parë me lule, për Nanën e dëshmorit Bahri Gollopeni.
Me këtë rast dua fillimisht t’ua uroj festën, të gjitha nënave të dëshmorëve të cilat rritën djem e vajza për atdheun.
Ato janë vet historia, dhe krenaria jonë”, shkroi ai.