Nëntë persona raportohet të jenë vrarë nga një sulm ajror rus në qytetin verilindor të Sumy-t të hënën mbrëma.
Kjo është bërë e ditur përmes Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave (SES) në Ukrainë.
Dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, raporton CNN.
Ministria e Brendshme e Ukrainës theksoi se sulmi ishte një sulm ajror kundër një ndërtese banimi.
Një grua e plagosur është shpëtuar nga rrënojat.
Ndryshe sot është dita e 13 me radhë që kur Rusia nisi sulmet agresore në drejtim të Ukrainës.