Të gjithë kapitenët e Eredivisie mbanin shiritin e kapitenit në ngjyrat e flamurit të Ukrainës këtë fundjavë, me përjashtim të Dushan Tadiçit.
Kapiteni i Ajax Amsterdamit, Tadiç refuzoi ta mbante shirtin me ngjyra të flamurit të Ukrainës në takimin kundër RKC Waalwijk (3-2) të dielën.
Ndryshe, Serbia po vazhdon ta përkrahë Rusinë në luftën që po bën me Ukrainën.
Një veprim të fundit që ka bërë shteti serb, është duke i mbuluar me ngjyra të flamurit rus Kullën Avala në Serbi.
Po ashtu dhe grupe të qytetarëve kanë dalë rrugëve në përkrahje të Rusisë me brohoritmë ruse në Serbi.
Serbia nuestros hermanos. Gracias pic.twitter.com/MNbSa9dVZ8
— Daniel Estulin (@EstulinDaniel) February 26, 2022