Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dalin detaje nga telefonata që presidenti rus kishte me Macron: Putin do t’i arrijë qëllimet e veta përmes ‘negociatave ose luftës

    06/03/2022 17:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot gjatë ditës ishte raportuar se Putin dhe Emmanuel Macron i Francës kishin folur me telefon për gati dy orë – tani janë zbuluar detaje të asaj që u tha nga Parisi dhe Moska, shkruan BBC. 

    Përfaqësues nga zyra presidenciale e Macron në Francë, Elyséee, thanë se Macron i kishte kërkuar Putinit që t’i jepte fund sulmit rus dhe të garantonte sigurinë e vendeve bërthamore të Ukrainës pasi granatimet shkaktuan një zjarr në centralin bërthamor në Zaporizhzhia. Ndërkohë, raportohet se Putini i tha Macronit se Rusia nuk kërkon të sulmojë centralet bërthamore.

    Putin i tha gjithashtu Macronit se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj përmes “negociatave ose luftës”, tha presidenca franceze.

    Ndërkohë, në deklaratën e Kremlinit thuhet se Putin fajëson ukrainasit për incidentin e centralit bërthamor. Ai i tha Macronit se kishte qenë një “provokim” i organizuar nga “radikalët ukrainas”. Kremlini shtoi se personeli rus dhe ukrainas po ruanin bashkërisht vendin dhe se nivelet e rrezatimit ishin “normale”.

    Putin tha gjithashtu se përpjekjet e së shtunës për të evakuuar civilët nga qytetet jugore të Mariupol dhe Volnovakha kishin dështuar sepse “nacionalistët ukrainas” refuzuan t’i linin njerëzit të largoheshin dhe përdorën armëpushimet e përkohshme vetëm për t’u përforcuar më tepër.

    Ukraina tha se bombardimet ruse kishin vazhduar gjatë armëpushimeve të shtunën dhe të dielën. Më herët gjatë ditës së sotme, Kryqi i Kuq tha se të dy palët nuk kishin arritur të bien dakord për detajet se si do të funksiononin evakuimet.

    Artikuj të ngjashëm

    Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë

    Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

    Kremlini njofton për telefonatën Putin-Vuçiq: U përmend edhe lufta në Ukrainë

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.