Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Jahja Kokaj tregon se çfarë pasoja fatale mund të kishte në Kosovë shpërthimi i centralit bërthamor në Ukrainë

    04/03/2022 12:46
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prof.Dr Jahja Kokaj, i cili njëkohësisht është deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka folur për efektin e shpërthimit të mundshëm të centralit bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës, pasi u sulmua nga forcat ruse.

    Fizikanti Kokaj, ka thënë se efekti i shpëthimit të këtij centrali bërthamor do të ishte shumëfish më i madh se ai i Çernobilit.

    Kokaj tha Kosova ndodhet më afër në vijë ajrore me Ukrainën sesa me Çernobilin.

    “Shpëthimi i centraleve atomike janë të rrezikshme gjithëmonë, jo vetëm për vendin ku ndodhen por edhe për shtetin që janë në distancë, sidomos ato fqinjë. Zaporizhzhia, aty ku është situate dramatike tani për tani fizikisht është më afër Kosovës në vijë ajrore sesa Çernobili. Pas shpërthimit atje, në Çernobil, fshiheshin informacionet nga autoritetet mirëpo Suedia e identifikoj rrezatimin e tepruar prandaj ekzistojnë detektorë që i dedektojnë sidomos tani që janë në situatë të vegjilencës. Në kohën e Çernobilit kemi pas një rrezatim të tepruar ku është shkurtuar jetëgjatësia meqë rrezatimi në trup arrin të tejkalon balancën e imunitetit dhe sulmon kancerin, meqë rrezet sulmojnë AND-nën”, tha ai për Indeksonline.

    Kokaj u shpreh se rusët po e përdorin më shumë aksionin e sulmit të centralit bërthamor për presion psikologjik.

    “Atje agresioni barbar rus është tregoj mjaft i çmendur duke sulmuar një shtet të pafajshëm mirëpo ka qëllimet e veta mbisunduese në aspektin diplomatik dhe politik.

    Prandaj ky aksion është më tepër psikologjik që të bëj presion të përdor central bërthamor mirëpo është ironike kjo.

    Në qoftëse do të shpërthente centrali bërthamor në Zaporizhzhia do të ishte fatal për Ukrainë mirëpo efekti do të ishte më i madh pasi edhe kapacitetet e kësaj gjeneratori nuklear janë disafish më të mëdha se Çernobili, në këtë rast do të ishte shumë më efektiv ”, tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kokaj: Ideali im kryesor është bashkimi kombëtar, andaj hyra në VV

    Jahja Koka flet për përleshjen në Kuvend: Kam qenë bokser dhe karateist, e kuptoj psikologjinë e konfrontimit

    Jahja Kokaj: Një robot kryen punë sa 100 punëtorë 

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.