Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Klitschko: Presim luftë të madhe, njerëz që s’kanë pritur kurrë se do të luftonin na janë bashkuar

    02/03/2022 11:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Kyivit, Vitali Klitschko tha për CNN se ndërsa ai ka udhëtuar globin duke përfaqësuar vendin e tij si boksier, tani ai është shumë krenar që është ukrainas.

    “Kemi qëndruar përballë një prej ushtrive më të forta në botë”, tha ish-kampioni botëror i boksit në peshat e rënda. “Vullneti për të qenë të pavarur është prioriteti kryesor për ne. Dhe ne po i mbrojmë familjet tona, qytetin tonë, vendin tonë dhe të ardhmen tonë”.

    Klitschko gjithashtu bëri thirrje që vendet tjera ta mbështesin Ukrainën, sepse tha se do të jetë “e vështirë të mbijetosh” pa të.

    Klitschko tha se infrastruktura – energjia elektrike, ngrohja dhe uji – funksionojnë në Kyiv. Ai tha se autoritetet janë në komunikim të drejtpërdrejtë me Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera humanitare, të cilat kanë dërguar ushqim dhe mbështetje që është rrugës për në kryeqytetin ukrainas.

    Ajo që me të vërtetë i nevojitet Kyivit, tha Klitschko, janë “sanksione më të forta kundër Rusisë”.

    “Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha ai. “Lufta nuk është vetëm për Ukrainën. Është sfidë për të gjithë botën moderne, për botën demokratike”.

    Klitschko akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet ta rindërtojë Bashkimin Sovjetik dhe ta bëjë Ukrainën “pjesë të një perandorie ruse”.

    Kryetari tha se ukrainasit do të luftojnë për “çdo shesh” dhe “çdo rrugë” të Kyivit nëse forcat ruse hyjnë në qytet.

    “Ne presim një luftë të madhe”, tha Klitschko, “Por ne po luftojmë për familjet tona”.

    Ish-boksieri shtoi:

    “Ka një lëvizje të madhe patriotike tani. Të moshuar – mund ta imagjinoni – mjekë, aktorë, aktorë nga teatri, shumë profesione që nuk kishin pritur kurrë të luftonin, të mbanin armë, tani ata vijnë tek ne”, tha Klitschko. “Ata janë gati për të luftuar. Është e mahnitshme”.

    Artikuj të ngjashëm

    Sulmi ndaj Kievit, deklarohet kryebashkiaku Klitschko

    Vulini i kundërvihet Klitschkos i cili deklaroi se “po luftojmë sikur Kosova kundër Serbisë”

    Si dy luana, vëllezërit Klitschko mbajnë konferencë për media midis Kievit 

    Të Fundit

    Zjarri i madh në Corroticë të Preshevës, Sinani: Flakët janë përhapur me shpejtësi

    Peci publikon foto nga veriu: Freski, qetësi e siguri

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.