Sipas raporteve të pakonfirmuara ende Bjellorusia do të hyjë në betejë me trupat e saj krah atyre ruse në luftën për Ukrainë.
E njoftuar nga një ish zyrtar i lartë amerikan Alexander Vindman, me burime të tij Bjellorusia do të dërgoj trupa tokësore dhe ajrore për t’i ndihmuar Rusisë në luftën për Ukrainë.
Thread. Info comes from a very senior former ministry of defense official.
— Alexander S. Vindman (@AVindman) February 27, 2022
Belarus will commit air and ground forces to Russia’s war on Ukraine, in the next 24 hours.
The most pressing threat is a large military column headed toward Kyiv from the Northwest.
Ai ka shkruar se kërcënimi më i madh tani për tani është një kolonë e madhe ushtarake e nisur drejt Kievit nga veriperëndimit. Kolonë kjo e tankeve dhe automjeteve ushtarake të blinduara rreth 5 kilometra e gjatë e fotografuar nga satelitët.
Sipas raporteve të fundit me gjithë premtimet se nuk do të lejohet të lansohen raketa e breshëri artilerie nga territori Bjellorus kjo është shkelur dy herë gjatë ditës.
Ishte raportuar më parë nga agjencia e lajmeve AFP se Bashkimi Europian ka në plan të sanksionoj edhe presidentin autoritar Bjellorusisë dhe përkrahësit e tij së shpejti.