Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mitrovicë: Serbët e kapur me kokainë lirohen nga paraburgimi për më pak se 48 orë

    21/02/2022 23:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata e Mitrovicës ka vendosur t’i lirojë në arrest shtëpiak dy serbët të cilët u arrestuan dy ditë më parë me një sasi të madhe të kokainës.

    Policia e Kosovës njoftoI të shtunën se kishte konfiskuar 453 gramë të drogës së shtrenjtë kokainë. Droga me vlerë prej mbi 40 mijë euro u has në makinën e dy serbëve të cilët përpos drogës kishin edhe një pistoletë, një sasi marihuane dhe 400 qese të vogla për paketimin e drogës.

    Kallxo.com mëson se gjatë ditës së sotme Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar paraburgimin për Jetimje Apostoloviq dhe Marko Apostoloviq mirëpo kërkesa për t’i mbajtur të dyshuarit në paraburgim është refuzuar nga gjykatësi Avni Mehmeti.

    Ky i fundit ka nxjerrë një vendim me të cilin dy serbët janë liruar në arrest shtëpiak deri në një vendim tjetër.

    “Vendimi për lirimin e tyre është marrë në orët e pasdites ndërsa dy të pandehurit janë në shtëpitë e tyre“, kanë konfirmuar burimet e kallxo.com.

    Operacioni kundër drogës në afërsi të Zveçanit është promovuar si sukses i Policisë së Kosovës dy ditë më parë. Sasia e kokainës e konfiskuar te ky grup është sasia më e madhe e kokainës e konfiskuar gjatë këtij viti.

    Artikuj të ngjashëm

    U dënua me burgim të përjetshëm, i akuzuari për vrasjen e Gjyljeta Ukellës kërkon zbutje të dënimit në Apel

    Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte pasur një mosmarrëveshje me djalin e tij natën kritike

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.