Një autobus nga Kosova ka lëvizuar me një shpejtësi më të madhe sesa ajo e paraparë.
Brenda tunelit të Kalimashit ky autobus besohet se ka lëvizuar me 120 kilometra në orë.
Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga ky rast.
Njëkohësisht edhe lexuesi shihet se e ka tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes brenda tunelit.
Shpejtësia e lejuar në tunelin e Kalimashit është 70 km/h.