Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kamberi kërkon unitet nga shqiptarët para zgjedhjeve në Serbi: Që të dëgjohet Lugina në Beograd, e jo Vuçiqi në Luginë

    20/02/2022 16:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, kërkon edhe një mandat për t’i çuar në legjislativin serb kërkesat e shqiptarëve. Por, ai nuk do që të shkojë vetëm. Megjithatë, rreth vetes nuk do as deputetë që i shërbejnë pushtetit të Beogradit.

    Kamberi ka kërkuar unitet të Luginës së Preshevës në zgjedhjet serbe më 3 prill, por përveç kësaj, thekson se nevojiten deputetë që i përfaqësojnë realisht interesat e shqiptarëve.

    Uniteti i Luginës për zgjedhjet në parlament të Serbisë është i rëndësishëm. Edhe numri i deputetëve. Por thelbësorja është Unitet për çka? Deputetë për kë? Disa thonë se kur e kemi unitetin dhe numrat, emrat e deputetëve s’kanë rëndësi. Se pastaj qenka çështje egosh dhe interesash personale. Si nuk paskan emrat rëndësi. Kjo është së paku shkurtëpamësi. Emrat e deputetëve janë cilësi politike, bindje e përvojë, shërbim i dëshmuar. Historia së paku 50 vjeçare e pjesëmarrjes së deputetëve shqiptarë në Beograd është dëshmia më e mirë. Disa i kanë shërbyer qëllimeve politike të shqiptarëve. Disa interesave individuale ose biznismenëve të krimit të organizuar. Tjerë, edhe më keq, nevojave të pushtetit në Beograd”, ka shkruar Kamberi.

    Ai thotë se “mund t’i kemi 5 deputetë të orientuar gabimisht dhe që ushtrojnë politika të këqija, siç mund të kemi më pak deputetë, por të orientuar drejtë dhe me politika të mira”.

    Sepse vetëm cilësimi Deputet Shqiptar nuk flet për politika progresive dhe kombëtare, e aq më pak për cilësi. Shqiptar ishte edhe Ali Shukriu. Edhe Rrahman Morina. Por ç’të mirë na sollën? Asgjë. Sepse ishin të udhëhequr nga politika të gabuara. Sa për që kam emrin Shaip Kamberi dhe që jam shqiptar, kjo nuk do t’i kishte penguar domosdoshmërisht pushtetit në Beograd. Ai më luftoi dhe sulmoi vazhdimisht para së gjithash se nuk i përshtatej politika ime. Pra, uniteti, numrat dhe emrat nuk janë çështje thjesht teknike dhe abstrakte. Janë politike. Uniteti dhe numrat, vetë, pa politikën, apo me politikën e caktuar dominuese; mund të shkojnë bashkë nën sqetullat e pushtetit autoritar të Vuçiqit. Në mbrojtje të interesave të tij. Dhe atë në emër të shqiptarëve”, shkruan Kamberi.

    Deputeti shqiptar ka bërë thirrje për unitet në politikën kundër pushtetit aktual në Serbi, pasi “vetëm kështu ka kuptim Lugina e Bashkuar”.

    “Që të dëgjohet Lugina në Beograd; e jo Vuçiqi, Daçiqi dhe Vulini në Luginën e Preshevës”, shkruan Kamberi.

    Artikuj të ngjashëm

    Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit

    Kamberi dorëzon në Institutin për Krime Lufte dokumente e fotografi të para dhe pas luftës së fundit

    Sot nis fushata zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

    Të Fundit

    Sot deputetët për herë të 35-të tentojnë të zgjedhin kryetarin e Kuvendit

    Moti sot me diell, temperatura maksimale shkon deri në 28°C

    Mostbet Casino Mostbet Türkiye Giriş: Resmi Sitesi”

    Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë-Serbi

    Dy ish-banorët e BBVK po zyrtarizojnë romancën?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.