Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Berisha: Fjalimi i Kurtit ishte fyes për popullin dhe kategoritë e dala nga lufta

    18/02/2022 19:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha ka folur në lidhje me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme në seancën solemne.

    Berisha në “Info Magazine” u shpreh fjalimi i djeshëm i kryeministrit Kurti ishte i pritshëm, duke shtuar se edhe fjalimi i presidentes kishte defektet e veta sipas tij.

    “Tash edhe fjalimet dhe gjithçka që bëhet në institucionet tona politike është çështja e përkatësisë politike të atyre që vlerësojnë në shumicën e rasteve që nuk është shumë korrekte, kur ka diçka të mirë dhe ja vlen të thuhet ajo duhet të thuhet, aq më tepër jemi në një seancë solemne e cila shënon përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës. Duhet me nxjerr në pah të gjitha ato elemente, ato arritje që na përafrojnë dhe që na inkurajojnë për të shkuar tutje në avancimin e objektivit që kemi si shtet dhe si popull. Fjalimi i djeshëm u prit të ishte i tillë, fjalimi i kryeministrit nuk ishte i pari që kishte defektet e veta, por të njëjtat defekte kishte edhe i presidentes, është e papranueshme, është fyese për popullin për qytetarët që kanë rrugëtuar bashkë më Kosovën, të gjitha ato sakrifica deri te liria me klasën politike, nuk e ka përjetuar vetëm klasa politike sfidën e të bërit të shteti, por i mbarë populli, me theks të veçantë kategoritë e dala nga lufta”, u shpreh Hyseni.

    Tutje, Hyseni theksoi se edhe mos përmendja e emrit të presidentit Ibrahim Rugova është fjalim i papranueshëm.

    “Nuk përmendet ideatori  vizionari, arkitekti, i pavarësisë, i shtetit të pavarur të Kosovës, nuk përmendet në asnjë kombinim fjalori, emri i presidentit Ibrahim Rugova, është fjalim i papranueshëm”.

    “E ka thënë shumë herë Hashim Thaçi, nuk mund të rishkruhet historia, është shkruar historia, kush ka qenë në anën e duhur të historisë kur atdheu të ka kërkuar dhe populli yt ka qenë, kush s’ka qenë ka kohë me përmisu veten me punë dhe me përkushtim”.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Maloku kritikon qasjen e Kurtit: Duhet të merret me parregullsitë në Hagë, jo me vizitat

    Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

    Të Fundit

    Mefa, Lutës: Ani bre ani, hajde në koalicion!

    Zjarr i madh në Pejë, raportohet se është djegur një kamion

    Deputetët nuk hoqën dorë, përfituan mijëra euro për karburante gjatë vitit 2024

    Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin 

    Tmerr në Antalia, luani del nga kafazi dhe sulmon një familje në park 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.