Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Dy kandidatet e vetme gra që synojnë të marrin udhëheqjen komunale në Ferizaj dhe Deçan

    29/07/2021 13:38
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani muajin e kaluar caktoi 17 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

    Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet në të gjitha komunat ku do të prezantojnë kandidatët e tyre .

    Deri më tani kemi parë që shumica e kandidatëve për kryetar komunash që vijnë nga subjektet e ndryshme politike, janë meshkuj.

    Por, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që në mesin e kandidatëve për kryetar komunash të kandidoj edhe dy gra.

    LDK ka vendosur që në garë për kryetare të Deçanit të kandidojë Hyrie Dobrunaj, kurse në Ferizaj ky subjekt ka propozuar Sibel Halimin.

    Deri më tani LDK ka zyrtarizuar 19 kandidatë për kryetar komunash, gjithashtu edhe PDK e AAK kanë zyrtarizuar shumicën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të komunave.

    Për dallim nga LDK, PDK e AAK deri më tani nuk kanë në garë për kryetare asnjë grua.

    Ndryshe, LVV mbetet ende e vetmja parti e cila nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar në komunat e Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani takon përfaqësues nga Çadi, Tajlanda e Republika Domenikane

    Osmani pret kryeparlamentaren e Shqipërisë, flasim për thellimin e raporteve mes dy shteteve

    Osmani ndanë medaljen presidenciale të meritave nënave të Srebrenicës

    Të Fundit

    Policia aksion në tri rajone, kundër drogës dhe krimeve kibernetike

    Ndërhyn në sistemin e një banke, policia jep detaje për arrestimin e 15 personave në Gjilan

    NATO bën thirrje për rritje të buxheteve ushtarake

    Publikohen pamje nga tërmeti në Turqi: Njerëzit duke ikur nga kafenet e duke dalë nga vendbanimet

    Vazhdon edhe sot Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.