Lajme

910 qendra të votimit janë për zgjedhjet komunale

Në zgjedhjet komunale të drejt vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, ku prej tyre rreth 44 mijë janë jashtë Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, anëtari nga radhët e PDK-së Arianit Elshani ka treguar numrin e vendvotimeve dhe qendrave të votimit më 12 tetor.

“2,571 vendvotime dhe 910 qendra votimi që është më shumë se sa në zgjedhjet parlamentare që kemi pasur dhe në numrin e qendrave të votimit dhe numrin e vendvotimeve. Po ashtu, në secilën komunë do të kemi nga një qendër votimit që do të kenë disa vendvotime që numri i përgjithshëm i tyre 54 vendvotime që janë për votim me kusht”, ka thënë Elshani.

Elshani, ka bërë të ditur numrin e votuesve me të drejtë vote brenda dhe jashtë vendit për zgjedhjet lokale, si dhe të atyre që do të votojnë për herë të parë pasi të kenë mbushur 18-vjeç.

“Numri përfundimtar i listës së votuesve është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues, Kjo listë përfshinë dhe personat mbi moshën 18-vjeç më 12 tetor, dhe po ashtu edhe të gjithë personat tjerë që jetojnë jashtë Kosovës dhe ata që jetojnë në Kosovë… Për votim jashtë Kosovës janë 43.933 votues pas verifikimit dhe afatit për kundërshtimin e listës së votuesve, është numri përfundimtar i votuesve që kanë të drejtë të votojnë jashtë vendit. Në bazë të komunave kemi votues për herë të parë janë 26 mijë e 799 votues që kanë arritur moshën 18-vjeç pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 10.700 votues që janë për herë të parë për këtë vit aktivizohen në regjistrin civil”, ka thënë Elshani, sipas KP-së.

Back to top button