Boksieri me prejardhje nga Smolica e Gjakovës, i rritur në Gjermani, Sami Ahmeti, do të luftojë për titullin WBC Junior.
Ai do të ndeshet me kolumianin Aleksander Moreno, në mbrëmjen e boksit profesionist “Ring On Fire 20”, që mbahet të shtunën në Munich të Gjermanisë.
Ahmeti ka zhvilluar tetë meçe deri më tani dhe të gjitha i ka fituar, prej tyre pesë para kohe.
Kurse Moreno ka tetë fitore dhe dy humbje.
“Në çdo duel futen për të fituar. Ky është meçi im më i rëndësishëm. Jam përgatitur shumë dhe mezi pres të zbres në ring”, tha 21-vjeçari Ahmeti.
Trajner i Ahmetit është Agron Kurtishi.