757 pacientë të shtrirë nga COVID-19, 610 me oksigjeno-terapi

Rritja e rasteve me COVID-19 ka rënduar tej mase gjendjen në QKUK dhe spitalet rajonale.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 757 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet rajonale, 610 prej tyre me oksigjeno-terapi, dhe 26 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive i ka 118 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë, Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë dhe Klinika Infektive 3 (Interno), 2 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi. Spitali i Prizrenit, ka 79 pacientë, Spitali i Gjakovës, 108 pacientë, Spitali i Pejës, 114 pacientë, Spitali i Gjilanit, 92 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 59 pacientë.

Reklama