Punimet e konventës së PDK-së për zgjedhjen e kryetari të ri po vazhdojnë pa prezencën e mediave.
Anëtari i PDK-së, Bajrush Xhemajli që është pjesë e grupit punues të Konventës kërkoi nga të gjithë të pranishmit që nuk janë delegatë të lirojnë sallën.
Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie është deputeti Memli Krasniqi.
Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.