7-shi i AAK-së, Pal Lekaj: Ky numër përfaqëson besimin që më keni dhënë ndër vite
Pal Lekaj është kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan DEMOS.
Lekaj mban numrin 7 në listën zgjedhore të AAK-së, e ai përmes një postimi në “Facebook” tregoi se pse e ka zgjedhur këtë numër.
“Numri 7 përfaqëson besimin që më keni dhënë ndër vite dhe përgjegjësinë që e kam mbajtur me nder.”, shkroi Lekaj.
Postimi i plotë:
Numri 7 është pjesë e identitetit tim politik pasi gjithmonë kam garuar me të.
Ky numër për mua është simbol i qëndrueshmërisë, i përkushtimit dhe i rrugës që nuk e kam ndërruar asnjëherë.
Numri 7 përfaqëson besimin që më keni dhënë ndër vite dhe përgjegjësinë që e kam mbajtur me nder.
Edhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit do të garoj me numrin 7, bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, që bart numrin 129.
Ne udhëhiqemi nga vlerat dhe vizioni për Kosovën që është krah teje!
#AAK #7 #129