Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e madhe që ka marrë nga struktura dhe degët e partisë në Luginën e Drinit.
Në një postim në rrjetet sociale, Lekaj ka shkruar:
“Sonte, më datë 7, të mbledhur në ora 7 në Luginën e Drinit, në mbështetje të numrit 137 dhe 7. Faleminderit të gjitha strukturave të AAK-së, faleminderit degëve të Lugut të Drinit që gjithmonë janë në mbështetjen time. Unë jam i juaji dhe me ju do të jem gjithmonë, kudo që të jem. Faleminderit miku im, Tomë Duhani, për mikpritjen. Klina ❤️ shtëpia ime e dytë!”