Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Teknologji

    7 “pretendentë” ambiciozë për blerjen e TikTok, cili do ia dalë me sukses?

    28/01/2025 14:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 18 Janar në mbrëmje, TikTok u “fik” në SHBA, një përgjigje “sfiduese” kjo ndaj krijuesit të platformës, për të gjitha shqetësimet që ishin ngritur nga qeveria amerikane. Por në pak ditë, situata u normalizua me shkuarjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pasi u betua, ai firmosi një urdhër ekzekutiv që i zgjati “afatin” TikTok me 75 ditë, për blerjen ose pezullimin total të kësaj platforme.

    Teksa Trump i dha kohë ByteDance që të gjejë një blerës të denjë, shumë biznesmenë “fërkojnë duart” për të mos e humbur këtë rast, që në fakt kushton plot 50 bilion dollarë. ByteDance fillimisht nuk e pranoi shitjen e TikTok në Amerikë, por duke parë rrethanat, shanset janë thuajse absolute për një marrëveshjeje që “është në interes të të gjithëve”.

    Nisur nga lajmet që qarkullojnë për marrëveshjet potenciale, ja lista e “kandidatëve” kryesorë që mund ta marrin nën kontroll platformën:

    Elon Musk

    I listuar nga “Forbes” si njeriu më i pasur në botë, CEO i “Tesla” dhe “SpaceX” Elon Musk ka shumë gjasa të bëhet pronar i TikTok. Kjo sidomos duke ditur besimin që Trump ka tek ai, gjë që e ka treguar përgjatë fushatës elektorale. Tashmë i ka dhënë edhe drejtimin e “Departamentit të Efiçensës Qeveritare”. Madje, në media Presidenti amerikan ka thënë se nëse “Musk dëshiron, mund ta blejë!”. Edhe në një raport të Bloomberg thuhet se Kina e sheh ‘të udhës’ t’ja shesë platformën pikërisht Musk. Shtuar këtu edhe qëndrimin e tij ndaj pezullimit të TikTok, të cilën e sheh si censurë!

    MrBeast

    Blogeri Jimmy Donaldson, i njohur në interner si MrBeast e ka bërë të qartë interesin e tij për të blerë TikTok. Ai ka më shumë subscribers se çdo njeri tjetër në planet, në Youtube, plot 340 milionë e më shumë se 113 milion ndjekës në TikTok. Madje në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar “Ok, po e blej TikTok-un që të mos e pezullojnë, mund të bëhem CEO juaj i ri”. Thuhet se Donaldson është bashkuar me disa investitorë të udhëhequr nga themeluesi dhe CEO i Employer.com, Jesse Tinsley, në ofertën e tyre për TikTok.

    Kevin O’Leary

    Investitori kanadez Kevin O’Leary e njëkohësisht ylli i “Shark Tank” e ka shprehur po ashtu dëshirën e tij të madhe për të blerë TikTok. Ai ka deklaruar se “20 bilion dollarë janë në tavolinë, cash”. Më tej, ka theksuar se po bën përpjekjet e tij për një marrëveshje në Capitol Hill, e nëse kjo gjë arrihet ai do rishkruajë rregullat e rrjeteve sociale.

    Larry Ellison

    Trump e ka parë si pretend të mirë edhe shefin e teknologjisë Lary Ellison. “Larry, le të negociojmë para mediave. Bleje dhe gjysmën jepja Shteteve të Bashkuara”, ka thënë publikisht Trump.

    Steven Mnuchin

    Ish-Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin i cili ka shërbyer gjatë mandatit të parë të Trump, është futur në bisedime sa i takon TikTok. “Tani që Presidenti Trump është i gatshëm për marrëveshje, ne do e ndjekim procesin me përpikmëri në 75 ditët e ardhshme. Jemi shumë të interesuar në këtë biznes dhe e kemi gati planin teknologjik”, ka thënë ai.

    “Perplexity AI”

    Në listë figuron edhe një “motor përgjigjesh pa pagesë me Inteligjencë Artificiale”, që konkurron me OpenAI dhe Google. “Associated Press” raporton se kompania në fjalë ka bërë një propozim të ri ndaj ByteDance, që do i lejonte qeverisë amerikane të zotëronte gjysmën e platformës.

    Hyn sërish në lojë edhe Microsoft!

    Interesi i kësaj kompanie ka qenë që prej vitit 2020, por nuk ia ka arritur qëllimit. Ka bërë një sërë ofertash, por asnjë e tillë nuk ka funksionuar. Madje CEO e Microsoft Satya Nadella e ka cilësuar “gjënë më të çuditshme me të cilën ka punuar ndonjëherë”.

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.