sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lladrovci shkruan në prag të Konventës, kujton Thaçin e Veselin: PDK-së i duhet unitet

    03/07/2021 07:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Drenasit që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, para mbajtjes së Konventës së 10-të të PDK-së, ku pritet zgjedhja e kryetarit të ri.

    Lladrovci ka kujtuar Thaçin dhe Veselin dhe ka uruar që përfundimi dhe vizioni që del nga kjo Konventë të jetë njëjtë sikur ata të ishin këtu.

    “Uniteti ishte çelësi i suksesit tonë kundër okupatorit deri në çlirim, ishte çelësi i suksesit në shteformim e shtetndërtim. Andaj, uniteti i duhet PDK-së, sepse është për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kemi për të bërë rrugë të pandalshme, për Republikën e Kosovës, për kombin tonë. Në këtë rrugë, bashkimi ynë le të jetë emërues i përbashkët!” shkruan Lladrovci në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Përshëndetja ime për delegatët e Konventës së 10-të!

    Sot, kur padrejtësisht u është mohuar jeta dhe puna në Kosovë, pranë familjeve të veta dhe familjen më të përkushtuar për shtetformim e shtetndërtim, z. Kadri Veselit dhe z. Hashim Thaçit, uroj që punimet, përfundimet dhe vizioni që do të dalë nga kjo Konventë, të jenë të njëjta sikur ata të ishin me ne.

    Ju uroj punë të mbarë dhe suksese të gjithëve!

    Uniteti ishte çelësi i suksesit tonë kundër okupatorit deri në çlirim, ishte çelësi i suksesit në shteformim e shtetndërtim. Andaj, uniteti i duhet PDK-së, sepse është për Kosovën dhe qytetarët e saj. Kemi për të bërë rrugë të pandalshme, për Republikën e Kosovës, për kombin tonë. Në këtë rrugë, bashkimi ynë le të jetë emërues i përbashkët!

    Suksese dhe paçi shëndet!

    P.S. Për nderim të themeluesve, Këshillit nismëtar dhe Kryesisë së PPD që pas pak muajve u shndërrua në PDK, po e ri publikoj artikullin ku gjenden të gjithë emrat e themeluesve të kësaj partie. Në këtë artikull, emri im është edhe në Këshillin nismëtar, edhe në Kryesi.

    Artikuj të ngjashëm

    Memli Krasniqi feston me djalin e tij 28 Nëntorin duke bërë vizita të veçanta

    PDK-ja bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

    Zana Avdiu-Blerta Deliut: Mos tentoni të merrni vota nga liderët në Hagë si LDK-ja nga Rugova

    Të Fundit

    Kurti në Vlorë viziton ekspozitën e realizuar për 28 nëntorin

    Osmani merr pjesë në pritjen e Begajt në Tiranë, uron shqiptarët për 28 nëntor

    Hovenieri viziton xhudistët kosovarë

    Vazhdojnë skandalet e Bucit, kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

    Google shfaq flamurin kombëtar në faqen hyrëse

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.