Lajme

Hekuran Hoxha në Gllogjan: Përkrahje e fuqishme nga veteranët e UÇK-së

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  për deputet, Hekuran Hoxha, ka qëndruar në Gllogjan, ku u prit ngrohtësisht nga qytetarët, si gjithmonë “si në shtëpi”.

Me këtë rast, Hoxha vlerësoi lart përkrahjen dhe mbështetjen e dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mustafë dhe Besim Selmanaj, të cilët i cilësoi si burra të ndershëm, të respektuar dhe kontribuues të mëdhenj nga Rrafshi i Dukagjinit.

Në Gllogjan, si gjithmonë i mirëpritur si në shtëpi.

Kënaqësi e nder i jashtëzakonshëm përkrahja nga dy luftëtarët e UÇK-së, burra të ndershëm të respektuar dhe kontribues të mëdhenj nga Rrafshi i Dukagjinit, Mustafë dhe Besim Selmanaj.

Faleminderit për rrugëtimin e përbashkët!

Artikuj të ngjashëm

Back to top button