Lajme
Habiten kalimtarët në sheshin e ri në Malishevë, një maniken u shfaqet në mes të ditës ( VIDEO )
Në sheshin e ri të qytetit të Malishevës, këtë të hënë është shfaqur një kukull e veshur me një bluzë.
Kalimtarët që kaluan skaj saj, janë parë kurioz e të habitur me mesazhin e saj.
Me mbishkrimin “Black Friday”, siç duket dikush po paralajmëron për ndonjë ofertë për në fund të këtij muaji, koha kur në të gjithë botën shënohen zbritje të mëdha të produkteve.
Ditëve në vijim do të kuptohet më shumë, se a ka qenë vetëm një lojë e ndonjë qytetari, apo bëhet fjalë për diçka më shumë.
Ndiqni pamjet: