LajmeZgjedhjet 2025

 Shabani viziton Organizatën e Veteranëve të UÇK-së në Has: Veteranët janë gurthemel i lirisë sonë, nderimi për ta duhet të jetë vepër, jo vetëm fjalë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, ka zhvilluar sot një vizitë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, ku është pritur me respekt nga përfaqësuesit dhe anëtarët e saj.

Në këtë takim të ngrohtë e plot simbolikë, Shabani shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të veteranëve në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has.

Me shumë respekt e mirënjohje biseduam me veteranët tanë, të cilët janë gurthemel i lirisë dhe identitetit tonë kombëtar.

Ata mbeten frymëzim për brezat e rinj dhe obligim i përhershëm për institucionet tona që sakrifica e tyre të nderohet me vepra e jo vetëm me fjalë.

Mirënjohje e përjetshme për të gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për Kosovën.”, shkroi Shabani.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button