LajmeZgjedhjet 2025

Krojmiri i ‘UÇK-së’ i jep përkrahje të fuqishme Imri Ahmetit: Nga këtu e drejt fitores

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sonte ka takuar banorët e fshatit Krojmir, të cilin e cilësoi si fshat të trimave, dëshmorëve dhe martirëve, ku historia dhe sakrifica gërshetohen me krenari e dinjitet.

Ahmeti foli për Kullën e Veteranëve të UÇK-së, teksa kujtoi që janë realizuar edhe projekte të rëndësishme infrastrukturore që e bëjnë më të lehtë jetën e banorëve.

“Dajt na mirëpritën me zemër të hapur dhe me përkrahjen e tyre të fuqishme treguan qartë besimin dhe vendosmërinë për vizionin tonë përpara.

Nga Krojmiri, me përkrahje masive dhe energji të re, drejt fitores së madhe!

Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!

Back to top button