Pamje të frikshme nga aksidenti me fatalitet në Podujevë: Momenti kur shoferi i kamionit humb drejtimin dhe godet veturat

Janë publikuar pamje të frikshme nga aksidenti me fatalitet në Podujevë, ku vdiq një person.
Siç njoftoi Policia e Kosovës aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
I vdekur ka mbetur shoferi i kamionit, shtetas i Serbisë.
“Rr. Skënderbeu, Podujevë 15.09.2025 – 17:36. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.
Në pamje e pbulikuara nga mediat lokale, shihet momenti kritik, kur shoferi e humb drejtimin.