LajmeZgjedhjet 2025

Siboci i jep mbështetje Shpejtim Bulliqit: Me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u mirëprit nga banorët e fshatit Siboc.

Bulliqi pas takimit me ta tha se mbështetja e fuqishme e banorëve të kësaj ane është dëshmi e qartë se zhvillimi i Podujevës janë rruga e tyre e përbashkët.

“Këtu u ndje besimi, uniteti dhe gatishmëria për ta çuar përpara vizionin tonë për një Podujevë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më afër qytetarëve.
Me këtë energji dhe me këtë përkrahje, fitorja është e sigurt!”, tha ai.

Back to top button