Sllovia ia garanton fitoren Imri Ahmetit në Lipjan – mbështetje madhështore në bastionin e LDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur sonte një tubim në fshatin Sllovi, e të cilin e quajti “bastioni i LDK-së”.
I pari i Lipjanit, që rikandidon edhe për një mandat për këtë post, u prit nga qytetarët me ngrohtësi dhe përkrahje masive.
Me këtë rast Ahmeti e cilësoi këtë tubim jo vetëm si një takim elektoral, por si një mesazh i fuqishëm për vizionin e tij dhe të LDK-së për Lipjanin.
“Me qytetarët që na presin gjithmonë ngrohtë e me përkrahje masive. Ky tubim ishte më shumë se një tubim, një mesazh i fuqishëm. Një dëshmi se besimi ndaj punës dhe vizionit tonë është i palëkundur.”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se përtej fjalëve, angazhimi i tij dhe i LDK-së mbetet puna konkrete për Lipjanin.


