LajmeZgjedhjet 2025

Buja me planprogram për arsimin në Lipjan: Planifikojmë mësimin tërëditor për klasat 0-5

Ndër dhjetëra temat e prekura në planprogramin e kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Lipjani, Shukri Buja është edhe arsimi, të cilin e shpalosi sot në pika të shkurta.

Buja tha se mësimi i tërë ditës për klasat 0 deri në 5 është një mundësi e re për fëmijët që të rriten, të mësojnë dhe të zbulojnë talentet e tyre.

“Gjatë gjithë ditës, ata jo vetëm që ndjekin mësimin sipas kurrikulës, por marrin edhe mbështetje shtesë, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe hapësirë për të zhvilluar kreativitetin.

Në shkollë, fëmijët përjetojnë aktivitete sportive, artistike e kulturore, duke ndërtuar miqësi dhe duke mësuar të bashkëpunojnë”, tha ai.

VIDEO


Buja gjithashtu tha se ky program fillon si pilot në tri shkolla, një në qendër dhe dy në zonat rurale, duke u bërë shembull për një arsim më të mirë në gjithë vendin me mundësi zgjerimi edhe në shkolla tjera.

“Ky është një hap i madh drejt një të ardhmeje më të ndritur për fëmijët tanë, sepse çdo ditë shkollore është një mundësi e re për rritje dhe ëndrra të realizuara”, shtoi kandidati i PDK-së.

Back to top button