LajmeZgjedhjet 2025
Imri Ahmeti shkon te familja e heroit Hashim Ilazin: “Buqi” ia kushtoi jetën lirisë, mbetet i pavdekshëm

Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kujtuar sot luftëtarin e UÇK-së, Hashim Ilazin, i njohur me nofkën “Buqi”.
Ahmeti shkoi në shtëpinë e familjes së tij, ku ruhen akoma disa nga gjërat e tij.
“Edhe pse sot nuk është më mes nesh, kujtimi për të jeton në çdo relikt që familja e ruan me dashuri dhe respekt në një kënd të shtëpisë së tyre”, tha Ahmeti.
“Ai është pjesë e pavdekësisë së luftëtarëve të lirisë dhe veprat e tij mbeten të gdhendura në historinë dhe zemrat tona”, shtoi ndër tjera.





