LajmeZgjedhjet 2025
Buja viziton bizneset e vogla në Lipjan: Janë motori i ekonomisë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shkuri Buja sot ka vizituar bizneset e vogla të qytetit.
Të njëjtat i cilësoi si garanci për zhvillimin e Lipjanit të cilat ofruan vende pune për qytetarët.
“Sot vizituam bizneset e vogla në qytetin e Lipjanit, motorin e vërtetë të ekonomisë sonë dhe punëdhënësit më të mëdhenj të qytetarëve tanë.
Për ne, bizneset e vogla nuk janë vetëm ndërmarrje, por garanci e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies së Lipjanit”, tha ai.
Buja gjithashtu shtoi se bizeneset do të jenë gjithmonë në fokusin e zyre, sepse përmes tyre ndërtohet një ekonomi e fortë dhe e qëndrueshme.
Vizitën e përmbyllëm me një drekë tradicionale te “Daja”, në sheshin Adem Jashari”, tha Buja.