Lajme

Kurti pjesë në ceremoninë hapëse të lojërave “Rugova 2025”, njofton për fillimin e rindërtimit të rrugës Pejë-Kuqishtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe zëvendësministrin në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, morën pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Tradicionale të Rugovës “Rugova 2025”, në fshatin Bogë, Komuna e Pejës.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e këtyre lojërave si një manifestim të trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar.


Ai njoftoi gjithashtu se Qeveria e Kosovës ka nisur studimin e fizibilitetit për rindërtimin e rrugës Pejë-Kuqishtë, me një investim të mundshëm prej 15 milionë eurosh.Kurti falënderoi banorët dhe organizatorët për mikpritjen dhe theksoi se Rugova është një pasuri kombëtare e rëndësishme për vendin.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button