Për gati dy vjet, Republika e Kosovës u përball me masat e Bashkimit Europian, si pasoj e politikave të Qeverisë Kurti. BE-ja vendosi masa ekonomike, të cilat ndikuan me pasoja të theksuara financiare dhe zhvillimore. Instituti GAP ka bërë një raport të detajuar për ‘Ndikiminfinanciar të masave të BE-së.
Sipas këtij raporti, 613.4 milionë euro është kosto, që Kosovën e kanë prekur, si projekte të pezulluara ose të shtyra për një afat të pacaktuar. Brenda kësaj shume, për shkak të kalimit të afateve të lejuara për nisjen e procedurave për projekte të caktuara, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht.
Çilët sektorë u prekën?
Sipas Institutit GAP, sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin me 350.7 milionë euro, energjinë me 114.4 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro dhe kulturën me 15 milionë euro.
Nga ku do të financoheshin këto projekte?
Sipas GAP, nga gjithsej mjetet e ndikuara nga masat, rreth 218 milionë euro janë projekte në kuadër të IPA (IPA II dhe IPA III) dhe rreth 395.5 milionë euro janë projekte në kuadër të ËBIF.
Realizimi i këtyre projekteve ishte parashikuar të financohej përmes granteve dhe kredive, me një kontribut prej rreth 421 milionë euro nga Bashkimi Evropian, afërsisht 162 milionë euro nga palët e treta sikurse institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe vetëfinancim në vlerën prej 31 milionë euro.