Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 60 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 70 persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se gjashtë prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 10 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 13 të dyshuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur gjashtë aktakuzë kundër gjashtë personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një aktakuza kundër një personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.